Sport25 Janar 2019, 20:27

Një tjetër talent kapërcen nivel, Shqipëria po shet lojtarë

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër talent kapërcen nivel, Shqipëria po shet

Një tjetër lojtar lë vendin tonë dhe do të luajë në Qipro. Është Mario Beshiraj, produkt i Tiranës, i cili është transferuar në Qipro. Futbollisiti 20-vjeçar, i cili luan në sulm, do të jetë pjesë e e Ermis FC Aradipou.

Beshiraj ka qenë një nga më të spikaturit me moshat e bardhebluve, ndërkohë që ka luajtur edhe me ekipin B. Para dy vitesh u zhvendos në Itali për të provuar fatin e tij dhe tashmë do të kërkojnë të bindë në Qipro, e pse jo më pas të bëjë edhe ndonjë hap tjetër përpara në karrierë.

Një ndër menaxherët që ka kontribuar në kalimin e tij në Qipro është Bruno Dodi. Ai ndihmoi për kapërcimin e një niveli tjetër lojtari.

Sport Beshiraj Qipro