Politike21 Nëntor 2018, 16:38

Një tjetër zë i fortë në PD del hapur kundër Bashës: Opozita duhet të jetë në Parlament!

Shkruar nga Pamfleti
Një tjetër zë i fortë në PD del hapur kundër

Një tjetër zë i fortë në PD del hapur kundër Bashës: Opozita duhet të jetë në Parlament!

Aleati kryesor i Lulzim Bashës, Fatmir Mediu, ka dalë kundër kreut të PD, teksa ka kritikuar ashpër vendimin e tij për të qëndruar jashtë Parlamentit. Prej disa muajsh, deputetët e opozitës po bojkotojnë Kuvendin dhe po shkojnë në limite të djegies së mandateve.

Kreu i Partisë Republikane thekson se prania e opozitës në Kuvend është e nevojshme.

“Opozita duhet të jetë në Parlament për të ndërtuar shpresën e këtij vendi. Duhet t’i kthejmë besimin shqiptarëve. Qëndrimi ynë aktual ka të bëjë me disa çështje që e kanë të nevojshme këtë vendim. Por personalisht mendoj se duhet të jemi në Kuvend”, u shpreh Mediu.

Politike bojkoti i parlamentit Fatmir Mediu Lulzim Basha