Të hash një vezë në ditë mund të reduktojë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare. Sipas një studimi të kryer në Kinë, sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën.
Vezët janë një burim thelbësor i kolesterolit ushqyes, por përmbajnë proteina të cilësisë së lartë si dhe përmbajnë substanca bioaktive si fosfolipidet dhe carotenoidet.
Studimi ka analizuar veçanarisht personat të cilët hanin minimalisht një vezë në ditë. Sipas tij, ata të cilët kishin këtë frekuencë konsumi të vezëve e minimizonin rrezikun e goditjeve ishemike në tru me 26 përqind.
Për më tepër është vënë re një ulje e rrezikut me 12 përëqind ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, për personat të cilët konsumojnë mesatarisht 5 vezë në jave.