Politike17 Mars 2022, 15:40

“Njerëz që ecni mbi kufoma”, Spiropali ‘sulmon’ Berishën: Je sovjetiku i fundit në këtë vend, që

Shkruar nga Pamfleti
“Njerëz që ecni mbi kufoma”, Spiropali

"Njerëz që ecni mbi kufoma", Spiropali 'sulmon' Berishën: Je sovjetiku i fundit në këtë vend, që shkallmove edhe partinë tënde

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar ashpër me Elisa Spiropalin gjatë seancës së sotme parlamentare.

Gjatë fjalës së marrë në seancën plenare për integrimin evropian, Berisha u shpreh se situata e pandemisë është keqmenaxhuar duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

“Këtu nuk di nga ta fillosh. Këta janë njerëz që janë në borxh dhe me gjakftohtësinë më të madhe të ecin mbi kufoma. 14 700 viktima numërohen nga COVID dhe këtu rrihet gjoksi se si e përballuam. Këta kanë humbur çdo ndjenjë njerëzore, janë përgjegjës për këtë dëm të madh sepse lanë pa shtruar dhe të vdesin në shtëpi mijëra qytetarë sepse kishin asnjë ¼ e shtrimeve të vendeve, ilaçet e skaduara të klaneve të tyre, Nushi Doshi që i paguajnë partisë, kurse e gjitha gara e tyre se si të gënjejnë, por sot nafta në Austri është 1,35 euro…”- tha Berisha.

Në kundërpërgjigje, Spiropali e ka akuzuar atë se shfrytëzon çdo vdekje, luftë e situatë për interesin e vet. Sipas ministres, Berisha është “sovjetiku i fundit në këtë vend”.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Koha jote ka mbaruar. Flet për integrimin por je sovjetiku i fundit në këtë vend. Nuk lë pandemi, rast, vdekje pa përdorur për veten tëndë. Flet për kufoma se të shkon gjuha atje ku të dhemb dhembi. Ky është një turp, që duhet ta mbash. Nuk janë mandatet që të vijnë nga përtej detit por edhe mandatet e shqiptarëve. Ke shkallmuar partinë tënde dhe je pakicë e pakicës.

Berisha: Ngrita çështjen e vdekshmërisë sepse vdekshmëria nga COVID është dëshmi e katastrofës së një sistemi qeverisë.. Të kalosh në këtë mënyrë vetëm njerëz që janë verbuar nga para dhe korrupsioni është një gjë që nuk mund të bëhet. Ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje për 14 700 viktima nga COVID.

Nikolla: E vendos kryesia e Kuvendit se kur mbahet një heshtja.

Spiropali: Ti i flet vetes për t’i dhënë zemër vetes tëndë. Por ne qeshim sepse nuk qajmë dot sepse ti sot në 2022 ke shkatërruar partinë tënde dhe po kërkon të shkatërrosh Shqipërinë, por koha t’i nuk do t’ja dalësh dot sepse koha jote ka mbaruar dhe nuk ka replikë mbi replikë.

Politike Berisha Spiropali