Bota 3 Prill 2022, 12:01

Njerëz të vdekur kudo/ Kievi nxjerr pamjet rrëqethëse nga Bucha: Kjo është Srebrenica e re (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rusia ka kryer masakër në qytetin Bucha pranë Kievit. Pamjet e publikuara tregojnë njerëz të vdekur kudo hedh sytë.  Trupat e të paktën 20 burrave civilë janë gjetur të nëpër rrugë në qytetin pas tërheqjes së forcave ruse nga zona. “Tre prej tyre ishin gjetur pranë disa biçikletave, me të cilat mendohet se po lëviznin. Disa të tjerë pranë makinave të bërë shoshë nga plumbat”, thuhet nga gazetarët e AFP-së.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes e ka cilësuar situatën në qytetin Bucha njësoj me atë të Srebrenicës, kur serbët vranë qindra burra të pafajshëm.  Në një video të shpërndarë në Twitter, mund të shihet tmerri që kanë përjetuar ukrainasit.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

“Srebrenica e re. Qyteti ukrainas Bucha prej javësh është nën kontrollin e ‘kafshëve ruse’. Civilët lokalë janë vrarë në mënyrën më të tmerrshme, u janë lidhur duart pas shpinës, e trupat u janë hedhur nëpër rrugët e qytetit”, thuhet në statusin e Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.

New Srebrenica. The Ukrainian city of Bucha was in the hands of ?? animals for several weeks. *Local civillians were being executed arbitrarily*, some with hands tied behind their backs, their bodies scattered in the streets of the city.#RussianWarCrimes pic.twitter.com/outzejdidO

— Defence of Ukraine (@DefenceU) April 2, 2022

Bota #Bucha Srebrenica Ukrainë.