
“Njerëzit po mbahen peng, pa ujë, pa ushqim, pa ngrohje”, Prokurorja e Ukrainës: Lufta ka rregulla, por krimet ruse janë gjenocid!
“Krimet e rusëve në Mariupol mund të konsiderohen gjenocid”, kështu ka deklaruar prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, për agjencinë e lajmeve “UNIAN”.
Për mediet, Venediktova përmendi vështirësitë dhe keqtrajtimet e ushtrisë ruse ndaj popullit ukrainas, duke theksuar se Rusia duke qenë në kundërshtim me rregullat e luftës.
“Ajo që po ndodh në Mariupol nuk është më një krim lufte… Lufta ka rregulla, por këtu nuk ka rregulla. Mendoj se mund të flasim për gjenocid kur i gjithë qyteti mbahet peng dhe mendoj se mund të flasim për gjenocid. Aty ku njerëzit janë pa ujë, pa ushqim, pa ngrohje. Aty ku nuk kanë mundësi të largohen. Aty ku qëllohen kolonat që përpiqen të largohen. Aty ku është shkatërruar një maternitet”, tha Venediktova.