Bota 7 Tetor 2022, 15:27

“Njëri i mishëruar në krimin e organizuar, tjetri larg linjës perëndimore”, Abazoviç tregon pse ka krizë politike në Malin e Zi

Shkruar nga Pamfleti
“Njëri i mishëruar në krimin e organizuar, tjetri larg

“Mali i Zi aktualisht është mes dy grupeve, njëri i mishëruar në krimin e organizuar e korrupsionin dhe tjetri që nuk ndjek linjën auroatlantike”. Kështu ka deklaruar kryeministri malazez Dritan Abazoviç.

Në Forumin e 12-të 2BS në Budva, Abazoviç sulmoi sërish presidentin Gjukanoviç.

Kjo është arsyeja pse është e vështirë të gjesh një ekuilibër. Mali i Zi aktualisht është mes një grupi të mishëruar në krimin e organizuar dhe korrupsionin, i cili në mënyrë deklarative, por jo në thelb, mbështet BE-në, pra grupin rreth presidentit të shtetit”, tha Abazoviç. Ai shtoi se nga ana tjetër ka një grup që ka një orientim politik të jashtëm që nuk është në përputhje me vlerat euroatlantike, siç është Fronti Demokratik.

I pyetur nëse lideri i asaj aleance politike, Andrija Mandiç shihet si alternativë, ai u përgjigj negativisht, raporton “Vijesti”.

Andrija Mandiç nuk është alternativë, por duke qenë se as Milo Gjukanoviç nuk është alternativë, atëherë keni destabilitet politik logjik. Duhet të gjesh një ekuilibër mes kësaj, që është nevoja që shoqëria të ndryshojë dhe të mos devijojë nga ato që janë qëllimet strategjike”, tha Abazoviç.

Ai tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë, duke shtuar se rezultatet janë shumë të dukshme dhe të vlerësuara në raportet e Komisionit Evropian, përveç në segmentet e klaneve kriminale në Mal të Zi

Rajoni Abazoviç Krize politike Mali i Zi