Aktualitet25 Gusht 2018, 23:55

Njëri milioner yll me punë e me djersë, tjetri milioner fyell mbi kurrizin e shqiptarëve

Shkruar nga Pamfleti
Njëri milioner yll me punë e me djersë, tjetri milioner fyell mbi

Njëri milioner yll me punë e me djersë, tjetri milioner fyell mbi kurrizin e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama posto dy orë më parë një foto ku ai shihet në ambientet e brendshme të stadiumit të Juventusit me Kristiano Ronaldon. Fotoja bëri xhiron e rrjetit, teksa vetë Rama e quajti foto e ditës.

Dalja në krah të Ronaldos duket se i ka dhënë Ramës sadisfaksion, përderisa dhe në foto ekspozohet njësoj si ylli portugez. Për të shkuar në ndeshjen e Juventusit me Lacion, takim që e fitoi “Zponja e Vjetër” 2-0, Rama përdori një avion çarter. Dhe ia doli të bëjë një fotografi me Ronaldon për instagramin e tij. Më pas vjen shpërndarja nga armata e servilëve të partisë, që “jargaviten” me arritjet e kryetarit.

Por ka një ndryshim: Kristiano Ronaldo është vërtet yll i futbollit. Dhe ia ka dalë falë talentit të tij si dhe djersës, pasi punon fort. Shkon i pari në stërvitje dhe ikën i fundit. Rregullat profesionale dhe ato të klubit nuk i thyen kurrë, prandaj dhe është njeri që fiton shumë dhe është një nga sportistët më të pasur në botë.

Ky tjetri, pra kryeministri ynë, nuk është yll, por “fyell”, që është bërë milioner jo nga puna dhe djersa e tij, por mbi kurrizin e 3 milionë shqiptarëve. Foto që në pamje të parë është thjesht një shkrepje aparati e dy të famshmëve, njëri yll i futbollit botëror e tjetri kryeministri i Shqipërisë, do të komentohet gjatë dhe Rama me siguri që do të marrë kritika.

Në fakt, foto po përdoret për imazh, ndërkohë që Edi Rama, më së pari duhet të japë sqarime dhe të ndihet madje i turpëruar, se si përdor luksin e udhëtimeve me çarter në një kohë që populli i tij po braktis vendin nga mungesa e shpresës. Sepse vendi që drejton “fyelli miliarder” nuk ofron asgjë, pikërisht për faj të lidershipit.

Ky është luks i ndërtuar mbi kurrizin e varfër të një populli të stërmunduar nga hallet. Na rroftë kryeministri bukurosh me atlete të bardha? Që nxiton me çarter për të kapur Ronaldon për një fotografi, ndërsa minatorët e Bulqizës, fermerët e Lushnjës, si dhe armata e të papunëve të këtij vendi bëjnë llogaritë për bukën e gojës. /Pamfleti

Kryesore