Bota 3 Dhjetor 2018, 12:47

”Njeri që gllabëron armiqtë e tij”, zbardhen mesazhet në WhatsApp të gayetarit të vrarë saudit

Shkruar nga Pamfleti
”Njeri që gllabëron armiqtë e tij”, zbardhen mesazhet

''Njeri që gllabëron armiqtë e tij'', zbardhen mesazhet në WhatsApp të gayetarit të vrarë saudit

Mesazhet në WhatsApp të gazetarit saudit, Jamal Khashoggi disa javë para vdekjes së tij, mund të jetë një zhvillim thelbësor për motivin e vrasjes së tij.

Në shkëmbimin në WhatsApp, mes tij dhe aktivistit të Montrealit, Omar Abdulaziz, Khashoggi sulmon Princin e Kurorës së Saudit, Mohammed Bin Salman, të cilin e cilëson një njeri që gllabëron armiqtë e tij.

ABdulah, i cili i zbuloi mesazhet për CNN, tha se ato mund të jenë hakuar në gusht nga autoritetet saudite, dy muaj para vrasjes brutale brenda konsullatës në Turqi.

Muajin e  kaluar, kërkuesit në Universitetin e Torontos  raportuan se telefoni i Abdulaziz mund të jetë hakuar nga zyrtarë ushtarakë.

“Telefoni hackuar luajti një rol të madh në atë që i ndodhi Jamal. Më vjen shumë keq që po e them, por faji po më vret”, tha aktivisti për CNN.

 

 

 

 

 

 

Bota gazetari saudit Jamal Khashoggi