Sport17 Janar 2023, 21:45

Njeriu më i pasur i Anglisë hyn në garë për të blerë Mançester Junajtid, miliarderi ofron shifrën rekord

Shkruar nga Pamfleti
Njeriu më i pasur i Anglisë hyn në garë për të

Njeriu më i pasur i Anglisë hyn në garë për të blerë Mançester Junajtid, miliarderi ofron shifrën rekord

Xhim Ratklif, miliarderi, i cili vlerësohet si ‘anglezi më i pasur” nga revista “Forbes”, ka hyrë zyrtarisht në garë për të blerë klubin e Mançester Junajtid nëpërmjet kompanisë së tij “Ineos”.

Familja Glejzër bëri të ditur se ishte gati të shiste pas 17-vitesh pronësi “Djajtë e Kuq”, pasi e kanë kthyer në një superfuqi financiare. Mediat angleze kanë spekuluar prej kohësh se ata kërkojnë 5 miliard paund për të shitur aksionet e tyre në klub dhe sipas “The Times”, ”Ineos” ka regjistruar zyrtarisht interesin për të blerë klubin.

“Ne jemi përfshirë zyrtarisht në proces”, konfirmoi një zëdhënës i ”Ineos”. Pritet që ofertat zyrtare të nisin në fillimin e muajit shkurt, ndërsa Ratklif do të ketë konkurrencë të fortë nga kompani të tjera në SHBA, Lindjen e Mesme apo Azi. Përfaqësues të shtetit të Arabisë Sauditë, kanë shprehur hapur dëshirën për të blerë klube si Mançester Junajtid apo Liverpuli.

Ratlif u mundua të blinte Çelsin pak muaj më parë, por u mund nga fondi amerikan i drejtuar nga Tod Bohli, i cili pagoi 2,5 miliardë paund, teksa garantoi se do të investonte të paktën edhe 1,75 miliardë paund të tjera te londinezët. Ndërkohë, kompania “Ineos” zotëron paralelisht edhe klubin e njohur francez, Nisë.

Sport miliarderi që do të blejë Mançester Junajtid Xhim Ratklif