Aktualitet 2 Dhjetor 2018, 15:04

Njeriu që ka lënë 26 gurë varresh, nuk mund të bëjë “zemërdhembshurin” për banorët e Astirit

Shkruar nga Pamfleti
Njeriu që ka lënë 26 gurë varresh, nuk mund të

Njeriu që ka lënë 26 gurë varresh, nuk mund të bëjë “zemërdhembshurin” për banorët e Astirit

Duke folur për protestën e Unazës së Re, Fatmir Mediu kërkoi nga qeveria që banorët të dëmshpërblehen të gjithë, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama ua premtoi një gjë të tillë.

Pikërisht pse ekzistojnë njerëz si Fatmir Mediu ende në politikë dhe mundohen të tregojnë gishtin, ekzistenca politike Edi Ramës i bëhet më e lehtë.

Fatmir Mediu vijon të japë mend sot e 10 vjetë, duke mendur se shqiptarët nuk e kanë marrë inat, pasi Gërdecin e bëri si nder për djalin e ish kryeministrit Shkëlzen Berisha.

Historia nuk është një beze që ngjyroset, por një gur ku  lënë shenjë gjërat e forta. Fatmir Mediu ka lënë në këtë vend 26 gurë varresh dhe përballë kësaj kujtese kolektive nuk mund të bëjë “zemërdhembshurin” për banorët e Astirit.

Aktualitet Fatmir Mediu