Bota 2 Qershor 2018, 13:40

Njihuni me pedofilin, që kërkon një vend në qeveri

Shkruar nga Pamfleti
Njihuni me pedofilin, që kërkon një vend në qeveri

Nathan Larson një llogaritar 37 vjeccar nga Charlottesville, Virginia po kandidon për të fituar një post në Kongresin Amerikan si një kandidat i pavarur. Ai gjithashtu është pedofil, këtë ai e ka pranuar në një intervistë për HuffingtonPost.

Përmes telefonit Larson konfirmoi se ka ndërtuar web-sitet, suiped.org dhe incelocalypse.today të cilat shërbenin si chat rooms ku mblidheshin pedofilët dhe burrat e dhunshëm e mizogjenë si ai.

“ Shumë njerëz janë të lodhur nga ata që janë politikisht korretë,njerëzit duan atë që mendon jashtë kutisë dhe ka guxim të thotë atë që është në mendjen e shumë njerëzve”
Kur u pyet nëse ishte pedofil apo thjesht shkruante për pedofilinë ai tha “është një përzjerje e të dyjave.’’

Pyetjes nëse ka ndonjë grimcë të vërtëte në esetë e tij mbi incestin baba- bijë dhe në esenë e tij që flet për përdhunimin e ish gruas. Ai përgjigjet se çdo grua e fantazon përdhunimin.

Sipas Larson platforma e tij është një platformë neoreaksionare, liberale. Kandidati do të mbrojë të drejtat e pronarëtve të armëve,gjithashtu do të vendosë rregulla të cilat do të favorizojnë racën e bardhë. Gjithashtu do të legalizojë martesat incestuale dhe pornografinë e fëmijëve.

Në një manifestim, ai e quajti Adolf Hitlerin një “hero”. Ai kërkoi që kongresi të miratonte një ligj i cili do ti klasifikonte gratë si prona të burrave.” Na duhet një system i cili i trajton gratë si prona, fillimisht të baballarëve të tyre dhe më vonë të burrave”

Bota