
Njihuni me pijen që ju jep energji dhe superfuqi që në pikë të mëngjesit, përgatitet në më pak se 30 sekonda
Mëngjeset më të mira fillojnë me një bum energjish që na vijnë nga xhenxhefili, limoni dhe shafrani i Indisë.
Pse kjo pije është kaq e fuqishme?
Limoni i jep një nxitje fantastike metabolizmit tonë. Xhenxhefili ka veti inflamatore të mahnitshme, një efekt anti-plakje që mund t’ju ndihmojë të largoni kilet shtesë.Shafrani i Indisë është një aromë e dobishme shëndetësore dhe mund të shtypë rritjen e indeve yndyrore. Parandalon dëmtimin e ADN-së.
Ja si ta përgatisni:
Përbërësit:
-3 limon të qëruar
-pak xhenxhefil
-2 lugë gjelle pluhur shafrani
-1 gotë me ujë
Përgatitja:
Vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe më pas e kaloni në formën e kubave të akullit. E fusni në frigorifer, në ngrirje.
Çdo mëngjes merrni një kub dhe e shkrini në një gotë me ujë të nxehtë.
E trazoni për rreth 30 sekonda dhe më pas e pini. Do të vini re që gjatë ditës do të ndiheni plot energji!