
Separatistët pro-rusë në Transnistria, një rajon i Moldavisë në kufi me Ukrainën, kanë bërë thirrje që zona të bëhet pjesë e Rusisë, në një kohë kur shteti i tyre po fillon diskutimet për hyrjen në Bashkimin Evropian.
Lëvizja drejtohet nga ish-presidenti dhe aleati i ngushtë i rusëve, Igor Dodon, i cili është etiketuar në media si “benjamin i Putinit”. Ai e ka takuar liderin rus në disa raste, madje një herë u quajt “kllouni i tij personal”.
Pavarësisht humbjes në zgjedhjet kombëtare të Moldavisë në vitin 2020, Dodon mbetet një personazh kryesore në skenën politike dhe udhëhoqi protesta të mëdha në rrugë kundër një ligji që ndalon simbolet e Putinit.
Që atëherë ai është vendosur në arrest shtëpiak.
Ai ka folur në një lidhje televizive, mbi zhvillimet në Ukrainë, teksa ju drejtua Moskës: “Nëse qëllimi juaj është vetëm Donbasi, pse nuk po sulmoni edhe këtu?”.