Showbiz28 Maj 2019, 04:47

Njihuni me shtetin që 1/3 e popullit janë milionerë

Shkruar nga Pamfleti
Njihuni me shtetin që 1/3 e popullit janë milionerë

Njihuni me shtetin që 1/3 e popullit janë milionerë

Monako është një qytet-shtet i vogël në bregdetin e Francës, që ndryshe njihet edhe si këndi i lojërave të njerëzve të pasur.

E sipas Raportit të Pasurisë nga Knight Frank për vitin 2019, nga 38,300 banorë që jetojnë aty, 12,261 janë milionerë.

Kjo do të thotë se 32% e banorëve të Monakos, apo një e treta e popullsisë, janë milionerë. Dhe këta njerëz të pasur janë të grupuar brenda më pak se 2,5 kilometra katrorë.

Po sipas këtij raporti, varfëria në Monako është zero. Qeveria i ri investon të ardhurat nga turizmi sërish në komunitet, për të rritur cilësinë e jetesës si dhe për të nxitur të pasurit të vijojnë të blejnë prona aty.

Monako prej kohësh ka qenë paraisë për të pasurit, kjo për shkak se nuk ka taksë mbi të ardhurat. Një apartament i vogël me një dhomë në Monako kushton rreth 1.6 milion dollarë.

Kuriozitete milionere Populli Shteti