Sport12 Nëntor 2022, 21:04

Njukasëlli fundos Çelsin dhe “kërcënon” Sitin, Broja nuk ‘ndez’ në transfertën e “St. James Park” (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Njukasëlli fundos Çelsin dhe “kërcënon” Sitin,

Njukasëlli fundos Çelsin dhe “kërcënon” Sitin, Broja nuk ‘ndez’ në transfertën e “St. James Park” (Video)

Çelsi konfirmon edhe një herë se është në krizë. Blutë e Londrës, pas 2 barazimesh dhe 2 humbjesh, janë mposhtur 1-0 nga Njukasëlli në ndeshjen e javës së 15 në Premier Ligë.

Armando Broja me shokë kanë pësuar humbjen e tretë radhazi në kampionat dhe tani kanë rënë në vendin e tetë në renditje me 21 pikë, shumë larg kreut të klasifikimit dhe zonës europiane.

Ylli kuqezi luajti gjatë gjithë 90 minutëshit, por nuk arriti të ndihmonte Blutë të merrnin rezultat pozitiv, me ndeshjen e luajtur në “St. James Park” që u vendos në pjesën e dytë nga një gol i Uillok.

Njukasëlli është skuadra që ka regjistruar numrin më të madh të ndeshjeve (7) pa pësuar gol në këtë sezon të Premier Ligës, dhe bashkë me Arsenalin, është ekipi që kanë pësuar më pak gola në këtë kampionat (11).

الدوري الانجليزي | نيوكاسل يونايتد × تشيلسي . . قووووووووووووووووووووووووووووووول HD

#NEWCHE⁩ ⁦#PL⁩ ⁦#Newcastle⁩ ⁦#Chelsea

? | ⁦@IB8HDpic.twitter.com/ojj9hzlyi4

— السبت العظيم (@lsbtlym3) November 12, 2022

Sport Çelsi Njukasëll Premier Liga