Sport21 Maj 2022, 23:18

Nkuku spektakolar, Lajpcigu fiton Kupën e Gjermanisë ndaj Frajburgut falë ‘ruletës ruse’

Shkruar nga Pamfleti
Nkuku spektakolar, Lajpcigu fiton Kupën e Gjermanisë ndaj Frajburgut

Nkuku spektakolar, Lajpcigu fiton Kupën e Gjermanisë ndaj Frajburgut falë ‘ruletës ruse’

Kristofer Nkunku sapo mbylli sezonin e tij fantastik në mënyrën më të mirë të mundshme! Pasi u shpall lojtari më i mirë i sezonit në Bundesligë, ylli i Lajpcigut kishte edhe një mision: T’i jepte Kupën e Gjermanisë skuadrës së tij. 

E pikërisht këtë gjë, 24-vjeçari francez e bëri sot. Lajpcigu pati një sfidë shumë të vështirë me Frajburgun në finalen e Kupës së Gjermanisë , por pas 120 minutave lojë dhe penalltive, ishin lojtarët e Lajpcigut ata që festuan. 

Frajburgu kaloi i pari në avantazh, që në minutën e 19 të sfidës. Egeshtajn i dha avantazhin të besuarve të Streish. Në minutën e 57, Lajpcigu mbeti me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të Halstenberg.

E kur dukej se Lajpcigu e kishte humbur këtë finale, Nkunku mori për dore skuadrën e tij, duke shënuar në minutën e 76, si dhe penalltinë e parë, çka i hapi rrugë ekipit të tij për të triumfuar. Një lojtar fantastik dhe një trofe mëse i merituar për Lajpcigun, për sezonin e zhvilluar. 

Sport Frajburg Kupa e Gjermanisë Lajpcig