
“Nuk di si ta përshkruaj atë dhimbjen që ndiej”, me dhimbje shpine dhe pa fuqi, Ljuis Hemilton nuk duron më!
Çmimi i Madh i Azerbajxhanit në Formula 1 ka parë një tjetër triumf të dyfishtë të skuadrës së Red Bull, me Maks Vershtapen që mbërriti i pari në finish, duke arritur fitoren e 25 në karrierë, duke e thelluar kryesimin e tij në renditjen e përgjithshme të pilotëve.
Ndërkohë, në krahun tjetër, ishte një tjetër garë për t’u harruar për “Ferrari”-n, që e mbylli atë me 0 pikë, pasi të dy pilotët nuk arritën ta mbyllnin garën. Por ky raund i tetë i Kampionatit Botëror të Formula 1 do të mbetet gjithashtu i skalitur në mendje për shkak të problemeve me makinën e Ljuis Hemilton. 51 xhirot e shtatë herë kampionit të botës iu desh të përballej me shumë prbleme.
Në fund të garës, 37-vjeçari u pa i lodhur dhe me dhimbje shpine pas daljes nga makina. Duke folur për Sky Sports F1, Ljuis Hemilton komentoi atë që ai vetë e përcaktoi si ndoshta garën më të lodhshme të karrierës së tij. “Ishte një luftë me makinën. Nuk di si ta përshkruaj dhimbjen që ndjej. Vetëm lutesha që kjo të marrë fund.”
Lidhur me rezultatin, Hemilton shtoi: “Ne arritëm në një pozicion të mirë. Ekipi bëri një punë të mirë me strategjinë. Nesër do të jem në fabrikë, sepse ne duhet të diskutojmë se si të vazhdojmë.”