alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Nuk diskutohet për presidentin në kafe”, Mediu: Nuk e kuptoj sjelljen e opozitës

16/05/2022, 22:21
ne Politike
A A

U deshën vetëm 5 minuta që parlamenti të ezauronte raundin e parë për zgjedhjen e pasuesit të Ilir Metës. I gjendur përballë këtij fakti, për të cilin tha se e priste, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu bëri autokritikë për mënyrën sesi opozita është duke e menaxhuar situatën.


-Lexo edhe:

“Pasaportat e arta”/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë kritikon qeverinë: Devijim nga kursi i BE-së

E pyesin për Enkelejd Alibeajn, ngec Berisha para gazetarëve: Përgjigjen ju a jap kur të kemi rezultate!

Në një lidhje direkte në ABC, Mediu theksoi se ajo që është e rëndësishme është ajo çka po bën opozita mes vetes dhe pastaj vjen qëndrimi i mazhorancës.

Sipas tij, është në dënim e pakicës që ta çojë “procesin aty ku do Edi Rama”.

“Nuk e kuptoj sjelljen e opozitës. Jetojmë në një botë reale, ku e dimë se ku janë interesat. Të ofrojmë kandidatë me vlera. Këtë pjesë të procedurës parlamentare ta shfrytëzojmë, pra të mos diskutojmë pa fund për kriteret, po të vrasim mendjen cili duhet të jetë kandidati”, tha ai.

I pyetur rreth letrës me kriteret që duhet të ketë kreu i ri i shtetit, dërguar nga Enkelejd Alibeaj në drejtim të mazhorancës dhe Grupeve Parlamentare të opozitës, Mediu theksoi edhe një herë që opozita duhet të jetë e bashkuar.

Duke u nisur nga fakti që letra me kritere u është dërguar njësoj si shumicës ashtu edhe aleatëve, kreu i PR, tha se gjuha duhej të ishte e ndryshme. Por a do të marrë pjesë opozita në raundet pasardhëse?

Fatmir Mediu theksoi se nëse bihet dakord që shumica e Ramës nuk është legjitime, atëherë nuk ka arsye për të marrë pjesë në proces. Në të kundërt, duhet që opozita të propozojë kandidatë.

“Do marrim apo jo pjesë në proces? Nëse jo, s’kemi pse shkojmë në parlament. Nëse kemi bindjen që mazhoranca s’ka shumicë legjitime, të shpërndahet parlamenti”, tha ai.

I pyetur nëse ka diskutuar me Alibeajn, Dodën apo edhe Bylykbashin e Boçin, Mediu tha se diskutimet janë bërë vetëm në kafe.

“Marrëdhënia opozitare nuk duhet të jetë kafe. Kemi diskutuar duke pirë kafe. Kjo tregon mungesë serioziteti. Me ne filet ndryshe, me mazhorancën sillet ndryshe. Kjo ka ndodhur në 2012. A do i shërbejmë kësaj strategjie të Ramës? Apo do të ndërtojmë një strategji tonën. Nuk ka sens t’i kërkojmë konsensus mazhorancës kur nuk e kemi mes nesh”, tha ai.

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter

Vizita në Bruksel, Bujar Osmani kërkon zhbllokimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Trimërohet Erion Veliaj: Nuk kam frikë nëse dal para drejtësisë

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

“Pasaportat e arta”/ Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë kritikon qeverinë: Devijim nga kursi i BE-së

19/08/2022, 14:09

Marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë/BE e pa fuqishme pa përfshirjen e SHBA-ve

19/08/2022, 14:07

E pyesin për Enkelejd Alibeajn, ngec Berisha para gazetarëve: Përgjigjen ju a jap kur të kemi rezultate!

19/08/2022, 13:54

Të pickoftë Anisa!

19/08/2022, 13:34

Berisha: Tre lëvizjet e Ramës për “thithjen” e kriminelëve në Shqipëri

19/08/2022, 13:12
A do t'i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

A do t’i rrëzohet Qeveria? Abazoviç flet para seancës së votëbesimit në parlamentin malazez: I pranoj të dyja verdiktet

19/08/2022, 13:12
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In