Aktualitet31 Janar 2019, 08:54

“Nuk djeg karrierën time për aventurat e juaja”, amulli në PD, Basha injoron skenarin agresiv të protestës

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk djeg karrierën time për aventurat e juaja”, amulli

“Nuk djeg karrierën time për aventurat e juaja", amulli në PD, Basha injoron skenarin agresiv të protestës

Ish drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi lidhur me protestën e pritshme të opozitës me 16 shkurt, i ka dorëzuar një plan skematik Lulzim Bashës.

Basha e ka injoruar sipas burimeve madje dhe e ka përcjellë me nervozizëm dhe kundërshtimin e tij me shprehjen e prerë “Nuk djeg karrierën time për aventurat e juaja”.

Nga dëshmitarë okulare Kuliçaj, i cili përveçse anëtar i KK është dhe këshilltar i Grupit Parlamentar i ka kujtuar Bashës se po të mos ishte 11 Janari kurë PS dhe Edi Rama nuk vinin në pushtet…!

Debati ka vazhduar gjatë dhe Kuliçaj i ka kujtuar Bashës se tani PD ka një Kryetar të Këshillit Kombëtar, duke aluduar se ky plan është konsultuar me z.Nishani.

Sipas informatave plani”Kuliçi”kishte në qendër rrethimin e Kryeministrisë dhe Ministrisë se Brendeshme dhe infiltrimin në turmë të personave që do nxisnin agresivitetin.Po ashtu ai ka kërkuar një konferencë sekrete donatorësh biznesmenë prane PD-së që të siguronin ushqime të nevojshme dhe stimulime materiale për një turmë të zgjedhur agresive.

Kryesore Lulzim Basha Protesta