Showbiz 9 Maj 2019, 15:00

Nuk do ta besoni! Shikoni se sa vjeçe mbushi mamaja e Argjentina Ramosajt, një nga femrat më të bukura shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Nëse sot keni hasur me një postim  të Argjentina Ramosajt në Instagram me siguri që ndërmend ju ka ardhur një kompliment për gruan që e shoqëron.

Kur e sheh nuk e beson ama Argjentina në këtë foto është me mamanë e saj, Suzana Mushkolaj.

“Gëzuar ditëlindjen mamit tim të bukur! Jam shumë me fat të të kem në jetën time, shoqja ime më e mirë, gruaja që kam shembull dhe nga e cila kam mësuar shumë. Edhe një vit tjetër ke qenë e mahnitshme. Të duam shumë!”- shkruan këngëtarja.

Sot Suzana bën plot 50 vjeç dhe tingëllon aq çuditshëm pasi koha dhe vitet nuk kanë lënë gjurmë në imazhin e kësaj gruaje. E njohur si fotografe e stiliste por edhe si nëna e këngëtares Argjentina Ramosaj, tashmë gjyshja e një nipi, Suzana Mushkolaj mund të konkurrojë fuqishëm të gjitha 20-vjeçaret që shihni përreth. Ndoshta edhe profesioni i saj ka bërë që Suzana ta shohë dhe vlerësojë të bukurën. Nëse do i hidhni një sy Instagram-it të saj do të vëreni se Suzana përpiqet që gjatë gjithë kohës të jetë në formë. Për këtë e ndihmojnë shumë fiziku i mirë dhe tiparet e bukura të një gruaje mesdhetare. Flokët e gjatë të derdhur dhe të zinj, tiparet e errëta dhe syri i madh, buzë të plota, shtatlartë në trup dhe me belin e hollë a mund të kërkojë më shumë? E nëse gjithë këtyre u shton edhe shijen e mirë në kombinimin e veshjeve sigurisht që askush nuk mund ta besojë fillimisht se mamaja e Argjentinës sapo ka festuar 50-vjetorin.

Ajo që të bën përshtypje është se pavarësisht se ka statusin e gjyshes(le ta pranojmë se të gjithë kur themi gjyshe mendojmë një grua zemërmirë të mbuluar nga thinjat), Suzana jo vetëm që është shumë larg këtij krahasimi por ngjan si një moshatare e së bijës.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz Argjentina Ramosaj e ema mosha