Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministren e Jashtme britanike Liz Truss në Ankara, tha se Turqia po shqyrton pretendimet se gruri rus që ka shkuar në Turqi ishte vjedhur në Ukrainë.
Reagimi nga ana e Turqisë erdhi pas komenteve që bëri ambasadori Ukrainas në Ankara në fillim të qershorit, ku deklaroi se blerësit turq ishin midis atyre që merrnin grurin e vjedhur nga Ukraina, duke shtuar se ai kishte kërkuar ndihmën e Turqisë për identifikimin dhe kapjen e atyre që ishin përgjegjës për dërgesat e supozuara.
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u shpreh se Ankaraja po heton pretendimet se gruri ukrainas është vjedhur nga Rusia dhe nuk do të lejojë që ndonjë grurë i tillë të sillet në Turqi. Por sipas tij rezulton se asnjë dërgesë e vjedhur nuk ishte zbuluar deri më tani
“Ne e marrim seriozisht çdo pretendim dhe po i hetojmë seriozisht. Ne njoftojmë veçanërisht palën ukrainase për rezultatin çdo herë”, tha Cavusoglu.
Ministria e Jashtme e Ukrainës nuk e komentoi e këtë çështje.
Rusia dhe Ukraina përbëjnë gati një të tretën e furnizimeve globale të grurit, ndërsa Rusia gjithashtu eksporton shumë plehra dhe vaj misri dhe luledielli të Ukrainës. Por dërgesat e grurit ukrainas nga portet e saj të Detit të Zi kanë ngecur që nga pushtimi i Rusisë, me rreth 20 milionë tonë drithë të ngecur.
Cavusoglu shtoi se Turqia do të kundërshtojë Rusinë ose ndonjë vend tjetër që të marrë grurë ose mallra të tjera ukrainase dhe t’i shesë ato në mënyrë të paligjshme në tregjet ndërkombëtare.
“Ne, si Turqi, nuk do të lejojmë që këto mallra të vijnë tek ne”, tha ai.