Ditën e sotme, Jozefina Topalli, aktualisht drejtuesja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, ka pohuar se do e marrë vaksinën kundër koronavirusit.
Në emsisionin ‘Abc e Pasdites’, Topalli ka deklaruar se nuk është radha e saj për marrjen e vaksinës.
“Do e bëja menjëherë, por s’më takon mua për ta bërë tani. Do doja që ta bënin njëherë infermieret, mjekët, të moshuarit”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 nisi sot në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.