Kronike 5 Gusht 2022, 16:08

“Nuk doja të ndodhte”, zbardhet dëshmia e plotë e Arjan Tases: Nëse skafi do rrotullohej në krahun tjetër, do kisha vrarë dhe familjen time

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk doja të ndodhte”, zbardhet dëshmia e plotë e

Në seancën gjyqësore, Arjan Tase është shfaqur i tronditur pas ngjarjes së rëndë në Himarë, ku përplasi për vdekje 7-vjeçaren Jonada Avdia. Ai ka treguar me detaje se si ndodhi aksidenti.

Nuk do të doja kurrësesi të kishte ndodhur ajo që ndodhi. Nuk dua të mbrohen dhe nuk do pretendoj asnjë rrethanë lehtësuese, ka thënë Tase. Dua t’ju kërkoj ndjesë edhe të gjithë kolegëve të policisë së shtetit të prekur nga kjo situatë. Nuk duhet të ndodhte kurrësesi,  por fati im i keq. Në skaf kishte hipur vetëm nëna ime dhe djali im i vogël. Në det ishte gruaja me djalin e madh dhe motra më dy fëmijët. Nëse skafi do ishte rrotulluar në anën e kundërt do të kisha vrarë familjen time. Nuk doja të ndodhte. Pashë që kishte dallgë, po qëndroja pak larg njerëzve”, tha Tase.

Kronike skafi Tase