Trajneri i Kosovës Bernard Shaland është shëruar nga Koronavirusi. Tekniku zviceran, i cili nuk mundi të drejtonte “Dardanët” në ndeshjet e muajit nëntor është larguar ditën e djeshme drejt vendlindjes së tij.
Lajmi është konfirmuar nga asistenti i 69-vjeçarit, Muharrem Sahiti.
“Bernard Shaland tashmë është shëruar nga Covid-19 dhe dje (e premte) ka shkuar në Zvicër”, u shpreh për “Zëri” zv-trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.