Aktualitet19 Mars 2022, 12:25

“Nuk e duam miellin e serbit”, fermerët të vendosur për të qëndruar në shesh: Gruri të rritet në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk e duam miellin e serbit”, fermerët të vendosur

Gjatë protestës së ditën së sotme përballë Kryeministrisë, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit, Ervin Resuli deklaroi se fermerët kanë për të qëndruar në sheshin e protestës.

Ai pohoi se ata nuk e duan miellin e serbit, por duan që gruri të rritet në Shqipëri.

“Zoti kryeministër jepini mundësinë Zahos të mësojë që buka, mishi, qumështi nuk vijnë nga supermarketi por prodhohen në fshat. Fermerët kanë për të qëndruar këtu. Nuk lëvizin më. Nuk kanë më interes të merren me bagëtitë dhe tokën e tyre.

Ata zgjodhën t’i shërbejnë tokës. Nuk zgjodhën të hapin një bar apo të bëhen hajdutë. Miellin e serbit haje vetë. Ne duam grurin në Shqipëri”, tha Resuli.

Resuli ka mbajtur fjalën e tij edhe në të kaluarën, ndërsa ka bërë thirrje që qeveria shqiptare të mbështesë fermerin shqiptar, në mënyrë që të mos ketë më varësi nga dridhërat që vijnë nga Serbia.

Aktualitet drithera gruri Protestë Serbi