Bota22 Shtator 2022, 10:43

· Rajoni

Shkruar nga Pamfleti
· Rajoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po fliste para delegatëve në mbledhjen e përvitshme të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, një gjë e pazakontë është vërejtur në mediumin shtetëror serb që po e transmetonte ngjarjen.

Përkthyesi i Radio Televizionit të Serbisë nuk arriti ta mbajë të qeshurën në përfundim të fjalimit të presidentit të tij.

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, tregon momentin kur me të përfunduar përkthimin e fjalisë së fundit të Vuçiqit, përkthyesi lëshoi tinguj përqeshës, sikurse të Vuçiq të ketë thënë ndonjë shaka.

Krah videos së publikuar thuhet se “përkthyesi nuk e duroi dot (Vuçiqin).

Prevodilac nije mogao da izdrži pic.twitter.com/Lszou9tdFJ

— Mijat (@MijatMinja) September 21, 2022

Vuçiq në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ka folur për pavarësinë e Kosovës dhe dialogun midis saj dhe Serbisë.

Ai tha se me pavarësinë e Kosovës është shkelur integriteti territorial i Serbisë.

“Ne po kërkojmë përgjigje të qartë në pyetjen që ua kam bërë shumë liderëve të shumë shteteve. Cili është dallimi mes sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe sovranitetit e integritetit territorial të Serbisë, që në mënyrë vulgare u shkel dhe për të cilin ju ofruat njohje ndërkombëtare dhe legjitimitet? Të paktën disa prej jush”, ka thënë Vuçiq.

Derisa foli për dialogun Kosovë-Serbi, Vuçiq tha se është më mirë të negociohet 100 vjet sesa të niset luftë brenda një dite. Sipas tij, qëllimi i Serbisë është të arrihet paqe afatgjate.

Rajoni Aleksandar Vuçiq OKB Përkthyes