Sport 1 Korrik 2022, 17:17

Nuk e lëshon dorën në kartonë dhe lejon lojën e fortë, UEFA zgjedh “bilbilin” e ndeshjes Vllaznia-Universitatea Craiova

Shkruar nga Pamfleti
Nuk e lëshon dorën në kartonë dhe lejon lojën e

Vllaznia do të përballet më datë 21 korrik në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Universitatea Kraiovës në ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në këtë takim tepër të rëndësishëm për shkodranët do të vendosin drejtësi një katërshe arbitrash nga Irlanda.

Paul MekLughlin është “graduar” gjyqtari që do të arbitrojë këtë sfidë të parë europiane për shkodranët. Irlandezi nuk e lëshon dorën në kartonë, teksa lejon lojën e fortë. Asistentë të tij do të jenë Eoin Mishel Hart dhe Kristofer Kempbëll.

Sakaq gjyqtar i katërt është caktuar Kevin O’Sulivan. Ndeshja mes Vllaznisë dhe Universitatea Craiova është caktuar të zhvillohet në datën 21 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në orën 19:30 në Rumani.

Sport