Aktualitet10 Tetor 2022, 17:00

“Nuk e njohim Berishën kryetar”, Bardhi i prerë për negociatat me “Foltoren”: S’do të pranojmë asnjë lloj kushti

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk e njohim Berishën kryetar”, Bardhi i prerë për

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar një takim me Edi Palokën, në kuadër të negociatave me grupin e Sali Berishës.

Sot pati një mbledhje të grupimit të Enkelejd Alibeajt dhe u ra dakord që të tentohet bashkëpunimi me foltoren, me qëllim që të dilet me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Për të biseduar me grupin e Berishës u mandatua Gazment Bardhi dhe ky i fundit ka reaguar, duke bërë të qartë disa elemente që do të jenë në fokus të negociatave.

Bardhi ja bëri të qartë “Foltores” se nuk do të pranojë asnjë kusht në këtë proces.

Si do biem dakord, më shumë durim, që të mos paragjykoj as unë qëndrimin e Palokës dhe e kundërta, çdo çështje tjetër që i mbivendoset kësaj çështje është tentativë për të bllokuar bashkëpunimin për demokratët, çdo çështje tjetër nuk ka ndodhu asgjë për të ndryshuar mendim, opozita dhe më së pari PD duhet të ketë bashkë një kandidat. Jam mandatuar për të folur brenda PD, pastaj si do shtrihet me partitë e tjera opozitare, do vendoset. Pa asnjë parakusht apo kusht, për një hall të përbashkët, si të mundim Edi Ramën”, tha Bardhi.

Bardhi po ashtu u shpreh se negociatat për të dalë me kandidatë të përbashkët nuk do të thotë se njohin Berishën si kryetar. Sipas tij,  nuk do lejohet që debati mbi kryetarin të vendoset te çështja e zgjedhjeve.

Unë nuk di që zoti Berisha kandidon për kryetar bashkie, nëse ju e dini na e thoni, po unë këtë nuk e kam dëgjuar. Në këtë diskutim ne nuk zgjidhim dot se kush është kryetari i PD. E rëndësishme është që demokratët të jenë bashkë në zgjedhjet lokale. Çdo mbivendosje mbi këtë çështje do të ishte gjetja e një ngërçi për të bllokuar bashkëpunimin e demokratëve. Ne këtë nuk do ta bëjmë, uroj që edhe kolegët brenda PD, por me një mendim me ne të kenë të njëjtin qëndrim .Unë besoj që kanë të njëjtin qëndrim”, tha ai.

Duket se tani grupi i Alibeajt e ka kaluar topin te “foltorja”. I takon Berishës të tregojë nëse është i gatshëm të bashkojë partinë, apo thirrja e tij e pak ditëve më parë ishte sa për të larë gojën.

Kryesore Bardhi opozita