Bota 8 Shtator 2022, 22:28

Nuk e pa dot sa ishte gjallë, princ Harry mbërrin në kështjellën ku ndërroi jetë Mbretëresha Elizabeth

Shkruar nga Pamfleti
Nuk e pa dot sa ishte gjallë, princ Harry mbërrin në

Familja mbretërore britanike ndodhet tashmë në një periudhë zie për shkak të ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth e II. Monarku ndërroi jetë pasditen e kësaj të enjte në Kalanë Balmoral, në Skoci, pas disa ditësh nën kujdes mjekësor, për shkak të shëndetit të rënduar.

Sidoqoftë, Duka i Sussex, Princi Harry nuk ka mundur ta shoqëroi dot gjyshen në orët e fundit të jetës. Ai ka mbërritur në Kështjellën Balmoral, i vetëm – i pashoqëruar nga bashkëshortja Meghan Markle – vetëm pak minuta më parë. Princi është fotografuar brenda një makine duke hyrë në Kështjellën Balmoral.

Princi Harry do t’i bashkohet anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore teksa vajtojnë vdekjen e Mbretëreshës. Princi, i cili hoqi dorë nga rolet mbretërore në vitin 2020, është shpërngulur në Kaliforni, por ndodhej prej pak ditësh në Evropë në kuadër të disa angazhimeve.

Bota princ harry