Politike20 Qershor 2022, 15:07

Nuk e përmend Osmanin si presidente, Rama: Nuk e nënçmoj, i uroj shëndet

Shkruar nga Pamfleti
Nuk e përmend Osmanin si presidente, Rama: Nuk e nënçmoj, i

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e përbashkët me Albin Kurtin edhe sa i takon raporteve me presidenten e Kosovës.

Pak ditë më parë në Samitin që u mbajt mes liderëve të Ballkanit, Rama e Osmani qëndronin larg njëri-jetrit në tryezë. I pyetur se përse sot nuk e përmendi fare Osmanin, Rama tha se i uron shëndet dhe nuk ka asnjë problem me të.

Duhet ta hedhim të gjithë së bashku këtë hap drejt shoqërive, që termin ish-president nuk e përdorim. Nëse e shikoni si përdoret në SHBA. Kur unë them Presidenti Thaçi nuk nënkupton se cila është presidentja e Kosovës, Vjosa gëzon shëndet të plotë, s’ka probleme me Hagën, i uroj shëndet, Nuk ka aryse se përse kur i drejtohem Hashimit po nënçmoj presidenten aktuale”, tha Rama.

Politike osmani Rama Thaçi