Politike11 Maj 2022, 13:34

Nuk e takon asnjë ambasador i BE, Berisha: PD nuk do izolohet pas 22 majit

Shkruar nga Pamfleti
Nuk e takon asnjë ambasador i BE, Berisha: PD nuk do izolohet pas 22 majit

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët në lidhje me faktin se pse në selinë e PD nuk po shkojnë ta takojnë ambasadorët e BE. Berisha, kandidat për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 22 majit, shprehet se kjo forcë politike do të izolohet nga Bashkimi Europian.

Sipas tij, qëndrimi i Bashkimit Evropian është ai që ka shpallur ambasadori, respektimi i votës.

Pyetje: Vendimi i SHBA  ka ndikuar vendet e BE për të mos zhvilluar takime me ju, pas 22 majit nëse këta ambasadorë nuk vijnë i frikësoheni një izolomi nga vendet e BE?

Berisha: Në dijeninë time, pavarësisht nga demarshet BE ka atë qëndrim që ka shpallur ambasadori i BE, që ne do respektojmë votën. Kjo është ajo që di unë.

Ndërsa lidhur me caktimin e dy deputetëve Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi për tu konsultuar me aleatët për zgjedhjen e Presidentit, Berisha tha se “qëllimi i PD-së është që të diskutojë, shkëmbejë mendime, me aleatët e saj për qëndrimin që duhet të dakordësojë ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit. PD, mendoj unë, është e detyruar që qëndrimet e saj të mëdha, ti diskutojë dhe me partitë e tjera”.

Politike #Berisha #Izolim #PD