Politike 2 Nëntor 2022, 21:49

“Nuk fitohet me matematikë, por me moral”, Alibeaj: Të premten mbledhim krerët e degëve dhe nisim përgatitjet për zgjedhjet

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk fitohet me matematikë, por me moral”, Alibeaj: Të

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk do të humbasë asnjë minutë kohë sa i takon zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ai e bëri fakt të kryer se në këto zgjedhje grupi i tij do të dalë me kandidatë më vete dhe të premten nis organizimi.

Alibeaj tha se të premten do të mbledhë kolegjin e kryetarëve, ku bëjnë pjesë krerët e degëve që nuk i njeh Berisha dhe menjëherë fillojnë organizmin për nxjerrjen e kandidatëve.

Për këtë arsye, sot në këtë mbledhje të gjatë të Kryesisë, të premten, synojmë këtë gjë. Kolegji i Kryetarëve është i rëndësishëm. Po të them që bashkë me kandidatët për deputetë morën 650 mijë vota në emër të demokratëve. Kjo është matematikë. Nuk fitohet me matematikë, por me moral. Me moral do të thotë të kesh njerëz dhe kandidatë. Fitohet me njerëz që cilëve ua do të mirën atyre demokratëve, që janë ndryshe nga ky regjim, që nuk kanë të shkuar korruptive. Halli është i njerëzve dhe jo i yni lart”, tha Alibeaj.

Politike Alibeaj PD zgjehdje