Aktualitet20 Janar 2023, 17:26

Nuk gjykon me shoqëria, Babo e njerëzia, as Doktori e PL-ia po Lulashi dhe shoqata e tija

Shkruar nga Pamfleti
Nuk gjykon me shoqëria, Babo e njerëzia, as Doktori e PL-ia po Lulashi

Nuk gjykon me shoqëria, Babo e njerëzia, as Doktori e PL-ia po Lulashi dhe shoqata e tija

Deputeti X nuk erdhi në sabah se të dielën qe për gjah. Lulashi thotë se në atë botë një deputet këmbe lehte pjerdhin dy tre herë dhe salla mori erë! Pastaj gjykon, ndëshkon aprovon deputeti filan me syrin filxhan gjuhen jatagan kurrë nuk gjet derman. Deputeti Pinko Palino foli siç i tha partia tjetri siç do Shqipëria. Nuk gjykon me shoqëria, Babo e njerëzia as Doktori e PL-ia po Lulashi dhe shoqata e tia.

Shkruan Agron Gjekmarkaj

Lulashi pret një telefonatë të dashur deputet.

Lulash është emri i pagëzimit.
Më vonë e ndërroi. Allasoj e bëri se asokohe erdhi pluralizmi e duhej një emër i ndërmjetëm që të mos kuptohej në ishte katolik apo musliman.
Lidershipi i partisë së re opozitare i cili vendoste për karrierat e së ardhmes nuk i kishte qejf ata me shenjën e kryqit. Ndaj e bëri deledash.
Ca kohe Lulashit i eci kungulli mbi ujë si aeroplanmbajtëse.
Gjet selametin pranë Doktorit, bënte çdo punë të pistë me krenari ai ja shpërblente me bujari. Një ditë i prishen dhe Doktori e dëboi, iku Lulashi e zë nuk lëshoi.

Lulashi është sa rudiment po aq atavizëm.

Ai është sa levantin po aq edhe i trashë.

Në sjellje merr cilësimin e parë në dije të dytin. Kultura e tij është thashethemet. Puna e tij është intriga. Qëllimi i tij është vetëm fitimi.

Egoja si mungon do të duket i rëndësishmes, i begenisur, i sajdisur. Trupshkurtër e topolak po ashtu i ka dhe mendimet. Flet për libra po s’ka lexuar të tillë.

Boton sish po janë vetëm letër. Hiqet si trajnues, si analizues, por është vetëm gjobaxhi e pazarxhi.
Me kohë e ka kuptuar qysh ecën në këtë botë cicmici atë qe se mësoi Nakdomonici.

Ah birinxhi ka bërë një shoqatë safi. Me atë aplikon prej saj mirë jeton. Fonde merr andej këtej. Ajo i jep tagër e bereqet ja mbush jetën me lezet. Prej saj gjykon deputetet , parlamentin vetë politiken.

Mbi këto gjykime me pas bëhen debate televizive, analiza , reflektime e reagime. Lulashi pret agimin e vet.
Deputeti filan qëndroi deri në aksham. Tjetri ka qene aktiv e pozitiv. Ai në një qosh nuk bëri kurrë osh. Disa u sollën mirë se janë njerëz të dëlirë. Një çetë mbeti në kënetë nuk bëri përpjetë.

Deputeti X nuk erdhi në sabah se të dielën qe për gjah. Lulashi thotë se në atë botë një deputet këmbe lehte pjerdhin dy tre herë dhe salla mori erë! Pastaj gjykon, ndëshkon aprovon deputeti filan me syrin filxhan gjuhen jatagan kurrë nuk gjet derman. Deputeti Pinko Palino foli siç i tha partia tjetri siç do Shqipëria. Nuk gjykon me shoqëria, Babo e njerëzia as Doktori e PL-ia po Lulashi dhe shoqata e tia.
Atje në banak Lulashi qesh nën mustak tek drejtuesja i thotë Lulash o personalitet qysh u bë puna gazep dhe deputeti më nuk flet?

Ngrefet Lulashi si i ka hije merr poza zotnije dhe flet pune Shqipnie. Ai pret një telefon që sqarime ti japë Lulashit të ngatë! Ti thotë Zoti Lulash nuk është vërtete unë kam bërë shumë përpjete, jam trim me fletë flas se tribun dhe hesht çdo dudum.
Lulashi merr frymë bën si babaxhan! Dale ngadalë se të kam jaran. Raportin tjetër të nxjerr në selamet dhe ymri yt do shkojë te retë. Kij besim tek unë se jam firaun.

Pra kësisoj Lulash iluministi dhe shoqata e tij presin që deputetet të shkojnë pas tij, ta begenisin, ta darovisin, të rëndësishëm ta konsiderojnë dhe televizionet atë të aprovojnë. Ndaj të dashur kolegë deputet Lulashi nga ju pret, në doni aktiv të dukeni dorën në xhep futeni, në doni qelibar të dilni telefonit bini. Lulash Ndreja po ju pret përndryshe ju bën tërbimet.

Agron Gjekmarkaj deputet që pret gjykimin e Lulashit.

Forum agron gjekmarkaj