Sport23 Nëntor 2022, 14:50

Nuk i lanë të vendosin shiritin për komunitetin LGBT, Gjermania bën protestën e bujshme në Katar

Shkruar nga Pamfleti
Nuk i lanë të vendosin shiritin për komunitetin LGBT, Gjermania

Autoritetet e Katarit kanë paralajmëruar ekipet se nuk do të tolerojnë veshjen e fashës me ngjyrat në mbështetje të komunitetit LGBT, duke detyruar kombëtaret perëndimore të tërhiqen nga një formë proteste kundër gjendjes se diskriminuar të këtij komuniteti në vendin organizator të Botërorit.

Por Gjermania sot pak para fillimit të ndeshjes gjeti mënyrë për të treguar gjithsesi keqardhjen për vendimin e marrë, me një gjest po aq të bujshëm.

Gjatë fotografisë zyrtare në fushë përpara ndeshjes me Japoninë, lojtarët gjermanë vunë të gjithë dorën në dorë, për të treguar censurën e imponuar.

Gjesti po bën xhiron e botës, dhe pritet një reagim nga FIFA si dhe nga autoritetet e Katarit.

Vendimi i FIFA-s për të ndaluar lojtarët të mbanin shiritin “OneLove” ishte “shumë fatkeq”, tha të mërkurën zëdhënësi i qeverisë gjermane, përpara ndeshjes hapëse të Kupës së Botës kundër Japonisë së ekipit kombëtar.

Shiriti i ylberit është konsideruar si një protestë simbolike kundër ligjeve në Katarin pritës të Kupës së Botës, ku homoseksualiteti është i paligjshëm.

Shoqata gjermane e futbollit tha të martën se po shqyrtonte kërcënimin e FIFA-s për të vendosur masa disiplinore kundër lojtarëve që mbajnë shiritin “OneLove” në turneun e Kupës së Botës është i ligjshëm.

Germany's stance is clear. They will not be silenced ? pic.twitter.com/MDJOvLbhrm

— FootballJOE (@FootballJOE) November 23, 2022

Sport