Aktualitet20 Shtator 2022, 18:37

“Nuk i takon prokurorisë të bëjë rregullimin e medias”, Bushati: Banditët e mëdhenj lëvizin të lirë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk i takon prokurorisë të bëjë rregullimin e

Analisti Andi Bushati thotë se prokuroria nuk mund të pengojë gazetarët për të publikuar lajme që janë në interes të publikut.

Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Bushati u shpreh se nuk është sekret shtetëror, fakti që policia i lejon banditët më të mëdhenj të lëvizin të lirë në kryeqytet.

“Nuk i takon autoriteteve shtetërore, drejtësisë, prokurorisë mbi të gjitha, të bëjnë rregullimin e mediave. Janë mediat ato që vendosin, çdo gjë që është në interes të publikut, i duhet dhënë publikut, pavarësisht se herë pas herë mund të duket sikur bie në kontradiktë me arsyen shtetërore, me interesat e qeverive.

Kjo që unë po them është e vlefshme për raste shumë më flagrante sesa ky i tanishmi. Unë nuk e kuptoj se çfarë sekreti ka për një gjë që e dinë të gjithë. Banditët më të mëdhenj të këtij vendi, policia e di ku janë dhe i lejon të bredhin mes kryeqytetit të lirë”, theksoi ai.

Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin që të dhënat të cilat bëhen publike nga autorët të cilët qëndrojnë pas sulmeve kibernetike, nuk duhet të publikohen më tej nga mediat.

Aktualitet Busahti Irani media