Sport13 Janar 2023, 19:53

“Nuk isha zgjedhja e parë por e vetmja”, Zhoze Murinjo zbulon ofertën që i erdhi nga kombëtarja e Portugalisë

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk isha zgjedhja e parë por e vetmja”, Zhoze Murinjo zbulon

“Nuk isha zgjedhja e parë por e vetmja”, Zhoze Murinjo zbulon ofertën që i erdhi nga kombëtarja e Portugalisë

Zhoze Murinjo zbuloi në një konferencë për shtyp pas fitores së Romës ndaj Xhenoas, në fazën e 1/16 të Kupës së Italisë, se ka marrë një ftesë nga presidenti i Federatës Portugeze, Fernando Gomes, për të drejtuar ekipin kombëtar.

Dua të falënderoj presidentin e Federatës Portugeze të Futbollit, ajo që më tha ai më bëri shumë krenar. Unë nuk isha zgjedhja e tij e parë, por e vetmja dhe se do të kishte bërë gjithçka për të më kthyer në shtëpi. Më bëri shumë të lumtur. Por nuk pranova, jam këtu dhe po jap gjithçka”,- tha trajneri i Romës.

Për pozicionin e refuzuar nga Murinjo, Portugalia zgjodhi spanjollin Roberto Martinez, ish-trajneri i kombëtares së Belgjikës. ‘Special One’, ish-trajner i klubeve si Porto, Inter, Çelsi, Real Madrid, Mançester Juanjtid dhe Totenhem, po drejton Romën që nga viti 2021, me të cilën ka fituar edhe titullin e Ligës së Konferencës sezonin e kaluar, që u zhvillua në Tiranë, ku kryeqytetasit italianë mposhtën në finale Fejnordin me rezultatin minimal 1-0, me golin e realizuar nga Zaniolo në minutën e 26 të takimit.

Sport kombëtarja e Portugalisë trajneri i Romës Zhoze Murinjo