Aktualitet27 Nëntor 2022, 09:36

Nuk ishte parashikim/ Endri Prifti i dinte mirë ‘pazaret’, Këngën Magjike e fitoi Marsela Çibukaj

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ishte parashikim/ Endri Prifti i dinte mirë ‘pazaret’, Këngën Magjike e fitoi Marsela Çibukaj

Sigurisht, Endri nuk është orakull, por mesa duket ‘pazaret e Këngës Magjike’ i paska mësuar shumë mirë. Sipas tij, festivalin e RTSH-së këtë vit e merr Noizy në bashkëpunim me Gent Bushpepën. Tani jemi të gjithë me ‘sy e veshë’ nga festivali i fundvitit. Nuk dimë nëse organizatorët do i qëndrojnë ‘pazarit të parë’, apo do ndihen të detyruar të ndërrojnë fitues, meqë Endrit nuk duhet t’i dalë fjala edhe kësaj here.

Më  shumë se një muaj më parë në rrjet nisi ‘zallamahia’ mes Endri Priftit dhe Ardit Gjebreas. Njëri prej vëllezërve korçarë, me anë të një statusi në rrjetet sociale e tha ‘qartë e shkoqur dhe fare pa doreza’ se Këngën Magjike këtë vit e fitonte Marsela Çibukaj:

“Mirmëngjesi, mirëdita dhe mirmbrëma të gjithëve anëmbanë Botës dhe me gjerë. Një të dielë pushimi të bukur, me shëndet e me shumë dashuri ju uroj. Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e Këngës Magjike këtë vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, domethënë e kupton ti, nga ato furçat me bojë. Po dëgjo tani më mirë, e di pse, ja t’ju jap edhe informacion mbi fituesin e Këngës Magjike. Është Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombëtar e fiton Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën . Tashmë juve jeni mësuar si funksionojnë këto, mblidhen ata byroja që gjysmët e tyre për kokën time, i kanë këpucët të dyja të majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nëse tani shpëtuam, po të them dhe vendosëm të jemi në Amerikë, për festat e Nëntorit dhe për festat e fund vitit. Mirë ju gjetshim e deri atëherë ju uroj shëndet e veç të mira që të gjithëve pa përjashtim, duke futur këtu edhe piranjat në mes”, shkroi ai.

Këtij statusi, Gjebrea iu përgjigj vetëm për çështjen e afateve kohore. Pra, që vëllezërit Prifti duhet të ishin ‘kujtuar’ më parë për të dorëzuar materialet e tyre, por nuk tha asnjë ‘gërmë’ në lidhje me fituesin e Këngës Magjike. E meqë e la ‘në heshtje’ fituesin, çmimin ia dha Marselës, duke qenë se e ‘kishte ndarë mendjen top’.

Sigurisht, Endri nuk është orakull, por mesa duket ‘pazaret e Këngës Magjike’ i paska mësuar shumë mirë. Sipas tij, festivalin e RTSH-së këtë vit e merr Noizy në bashkëpunim me Gent Bushpepën. Tani jemi të gjithë me ‘sy e veshë’ nga festivali i fundvitit. Nuk dimë nëse organizatorët do i qëndrojnë ‘pazarit të parë’, apo do ndihen të detyruar të ndërrojnë fitues, meqë Endrit nuk duhet t’i dalë fjala edhe kësaj here. /Pamfleti 


smile

Kryesore #Kenga Magjike 2022 #parashikimi i Endri Priftit