Politike13 Prill 2018, 11:37

”Nuk jam si puna jote që pi kokainë, more vesh qelbësirë. Do shkosh në të s’ëmës, nuk do të ketë qeli që

Shkruar nga Pamfleti
”Nuk jam si puna jote që pi kokainë, more vesh

''Nuk jam si puna jote që pi kokainë, more vesh qelbësirë. Do shkosh në të s'ëmës, nuk do të ketë qeli që të të mbajë''. Zbardhet debati pa mikrofona në Kuvend

Seanca e së enjtes kaloi me incidente të shumta nuk munguan ingredientët për të bërë byrekë apo petulla; siç ishin uji, mielli apo edhe vezët. Kanë qenë deputetët e opozitës që kanë përdorur këto përbërës duke qëlluar në drejtim të Edi Ramës apo edhe ministrave, ku më i ”sulmuari” ishte Ditmir Bushati. pas kësaj u vendos edhe përjashtimi i 6 deputetëve të opozitës si dhe ministrit të Jashtëm. Ajo që nuk u pa gjatë seancës ishte edhe debati pa mikrofonë, ku nuk mungojnë fyerjet mes deputetit më problematik, Flamur Noka dhe Edi Rama. Ata akuzojnë dhe fyejnë njëri-tjetrin me një fjalor mjaft vulgar.

SHERRI NË PARLAMENT

Lulzim Basha: Është dita e 13-të që 11 kuksianë të pafajshëm mbahen në burg nga banda kriminale dhe e korruptuar e autokratit Rama. Ky Parlament, që mbron me zell trafikantin ndërkombëtar të drogës, Saimir Tahirin, i do në qeli 11 kuksianët e pafajshëm. Prandaj, le të bëhet gjithsecili nga ne gjenerator energjie dhe guximi, të gjithë bashkë të krijojmë atë valë të pathyeshme energjie, që do të shembë deri në tullën e fundit murin e krimit, korrupsionit dhe autokracisë kriminale që sundon sot në Shqipëri. Duke nisur me ditën e sotme, duke nisur këtu, nga kjo sallë, ku nuk mund të vazhdojë dhe nuk do të vazhdojë më për asnjë sekondë ky Parlament pa nxjerrë nga salla njeriun, që përdori fjalorin më të ndyrë kundër popullit të tij. Ndale seancën menjëherë, përjashtoje zyrtarisht që të vazhdojë seanca normalisht! Ky është kumti i një populli që nuk mund të pranojë kurrë një sundimtar.

Taulant Balla: Ti s’ke popull..

Lulzim Basha: Populli ta tregoi dhe do të ta tregojë prapë edhe ty edhe atij.

(Deputetët e PD-së rrethojnë foltoren e Kuvendit, Garda bëhet kordon për t’i ndaluar të afrohen)

Gramoz Ruçi- Gardistëve: Shërbimet e Kuvendit të largohen nga aty.. Largohuni.. Shërbimet e Kuvendit, largohen nga podi.. Të largohen…

Paulin Sterkaj: Unë them t’i lejna lirshëm se këta s’të bajnë gja…

Gramoz Ruçi: Zoti Basha, nuk mund të bllokoni foltoren, por t’i lejoni deputetët të marrin pjesë në diskutim.

Monika Kryemadhi: Të përjashtohet Rama.

Taulant Balla: E mër Lul s’të erdhi LSI-ja nga mbrapa..

Monika Kryemadhi: Do t’i vijë do ti vijë, mos ki merak. Ju kemi futur në mes…Mos ki merak.

Edmond Spaho: Zbato rregulloren…

Monika Kryemadhi: Të largohet Edi Rama që shau shqiptarët..

Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca.

Monika Kryemadhi: Pse iku ky trimi (Ramën)…

(Rama futet në seancë)

Ja erdhi, të dalë përjashta, të dalë përjashta..

(Rifillon seanca. Opozita mban të bllokuar foltoren. Brohorasin në grup, “Rama ik”. “Liro kuksianët”)

Erjon Braçe: Ne na duhet ky njeri (Lulzim Basha) sepse është njeriu që mundet më kollaj nga shqiptarët në këtë vend. Nuk dua të shikoj protestues në burg, por..

Flamur Noka: Çohu në këmbë, çohu në këmbë kur flet.(qeshin)

Erjon Braçe: Mos rrini te mesi.. Pash zotin mos rrini te mesi se nuk shikoni gjë. Ngrihuni një çikë më lart. Ka të tjerë që i duan të pamundurit thjesht dhe vetëm për të mbrojtur b*thën e tyre.

(Opozita në kor. “Liro kuksianët”. Sali Berisha vjen në sallën e Kuvendit. Flamur Noka nxjerr qesen me miell nga xhepi i brendshëm i xhaketës, ia hedh Kryeministrit dhe ministrit Bushati. Deputeti Klevis Balliu hedh një qese me miell në ajër dhe godet Gramoz Ruçin)

Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca.

Deputetët e opozitës: Liro kuksianët, liro kuksianët….

(Rinis seanca, Rama vjen pa xhaketë, e cila iu bë pis me miell)

Gramoz Ruçi: Përjashtohet nga seanca deputeti Flamur Noka dhe Ervin Salianji për përdorimin mjeteve të forta.

(Klevis Balliu godet ministrin Bushati me vezë, që e preku në krahë. Bushati i lag deputetët e opozitës me ujë. Acarohet situata. Edi Paloka u sul drejtë gardës. Flamur Noka goditi me shishe plastike drejtë ministrit. Klevis Balliu goditi sërish me vezë. Edi Paloka shkuli monitorin për ta hedhur në drejtim të qeverisë.)

Gramoz Ruçi: Ndërpritet seanca plenare.

(Gjatë pjesës pa media)

Edi Rama- Flamur Nokës: Ti je pylli i Saliut..

(Flamur Noka shkul mikrofonin nga podiumi dhe ia hedh Kryeministrit. Shoqëruesi i Ramës e pret. Noka shkul dhe pjesën tjetër të mikrofonit dhe ia hedh. Sërish e pret garda).

Arben Ahmetaj: O Flamur, çfarë je duke bërë.

Edi Paloka: Mendohu mirë çfarë bën o budall.

Edi Rama: Pylli, o pylli..

Flamur Noka: O hajdut, ke vjedh gjithë Shqipërinë në të sëmës do shkosh. S’do ketë qeli që do të bëjë ty.

Sali Berisha: O rrugaç, o rrugaç..Dil jashtë. Trap

Flamur Noka: S’jam si puna jote që vjedh, as nuk pi kokainë, more vesh, qelbësirë..

Sali Berisha(Ruçi hyn në seancë): E përjashtove Bushatin Gramoz?

Kejdi Mehmetaj: Jo, se Bushati ishte për vetëmbrojtje..

Sali Berisha: Sa të jenë ata në burg (kuksianët), kështu do e keni çdo seancë.. Për urrejtjen e Havzi Nelës..

Edi Rama: Pylli, pylli.

Gramoz Ruçi: Deputeti Klevis Balliu përjashtohet për përdorim të sendeve të forta ndaj kabinetit qeveritar.

Monika Kryemadhi: Hajde gjuajmë të gjithë të na përjashtojë të gjithëve. O Gramoz përjashto Bushatin, çunin e Sulës dhe Letës do e përjashtosh o Gramoz…

(Deputetët e LSI-së, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari, kanë hedhur ujë në drejtim të Edi Ramës dhe qeverisë)

Sali Berisha: Nxirre jashtë njeriun që shndërroi Shqipërinë në vendin e të burgosurve politikë në traditën e etërve të tij xhelatë. Nxirre jashtë njeriun, që urrente Kukësin siç e njihte i ati i tij Havzi Nelën, nxirre jashtë se Parlamenti do ta nxjerrë atë me lecka. Jashtë Edi Rama…/Panorama

Politike debati në Kuvend Edi Rama Flamur Noka