Aktualitet 7 Maj 2019, 19:33

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk je i shtetit ti zotëri, je i privatit, ik", vendosen gërmat te Teatri, përplasje mes artistëve dhe policisë private

Artistët dhe Aleanca për Teatrin, bashkë me qytetarë dhe aktivistë kanë organizuar sot rivendosjen e shkronjave te Teatri Kombëtar. Të pranishëm kanë qenë edhe ish-deputet të Partisë Demokratike. Rivendosja e gërmave të teatrit nuk ka kaluar pa përplasje, ku ish-deputetja e PD, Albana Vokshi së bashku me një grup aktivistësh kanë larguar rojën private të teatrit.

“Nuk je i shtetit ti zotëri, je i privatit, ik” , dëgjohet teksa thotë Albana Vokshi.

Gërmat e teatrit u hoqën në mënyrë misterioze mbrëmjen e 26 prillit. Ende nuk ka një autor për të veprim, e ndërsa artistë dhe demokratë kanë akuzuar Bashkinë eTiranës.

Aktualitet Shkronjat Teatri Kombëtar