Sport 8 Mars 2022, 19:22

Nuk ka asnjë të ardhme te Mançesteri, Junajtid-Ronaldo krisje totale, CR7 pritet të bashkohet me Mesin te PSG-ja

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka asnjë të ardhme te Mançesteri, Junajtid-Ronaldo krisje

Nuk ka asnjë të ardhme te Mançesteri, Junajtid-Ronaldo krisje totale, CR7 pritet të bashkohet me Mesin te PSG-ja

Rikthimi i CR7 në “pallatin e ëndrrave” nuk ka shkuar sipas parashikimeve, as për yllin portugez por as për vetë drejtuesit e klubit. Ronaldo nuk po gjen atë shkëndijë që kërkonte, për të shpërthyer edhe një herë, ndërsa as Junajtid nuk po gjen te Ronaldo “bomberin” që aq shumë kërkonin.

Afrimi në pankinë i Ralf Rangnik e rëndoi edhe më shumë situatën. Disa vendime të teknikut gjerman nuk janë pritur mirë nga CR7. E fundit ishte mospërfshirja e Ronaldos në formacionin titullar për sfidën kundër Mançester Sitit. Ronaldo nuk e priti mirë këtë vendim dhe nuk preferoi fare të qendronte në Mançester, por fluturoi drejt Portugalisë për t’u rikthyer në ishull vetëm të hënën.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse ai ka vendosur PSG-në në krye të listës së dëshirave të tij, përkrah Lionel Mesit, rivalit historik në garën për çmime personale.

Në sfond do të ishte edhe hipoteza e Sportingu i Lisbonësë, klubi ku filloi gjithçka dhe ku nëna e tij do të dëshironte ta shihte, por CR7 nuk e ka kënaqur ende urinë për sukses të madh dhe duket i vendosur të luajë ende në nivelet më të larta.

Sipas “The Sun”, ky fakt ka vendosur përfundimisht të ardhmen e Ronaldos, i cili në fund të sezonit do të largohet nga “Old Traford”. Kjo krisje, kjo situatë që është krijuar te Junajtid, ka sjellë një efekt domino edhe telojtarët e tjerë, si Markus Rashford, i cili në mundësinë e parë që do t’i jepej, do të largohet menjëherë nga Mançester Junajtid.

Sport Kristiano Ronaldo Mançester Junajtid PSG ylli portugez