
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se SHBA do të vazhdojë me këmbëngulje të mbajë hapur linjat e komunikimit me Rusinë, në mënyrë që të shmanget një kërcënim bërthamor nga Moska.
“Uashingtoni këmbëngul në mbajtjen e kanaleve të komunikimit të hapura me Moskën për të shmangur llogaritjet e gabuara të mundshme në sferën bërthamore,” tha ai.
Ndërkohë Kirby përsëriti në një konferencë virtuale për shtyp se Shtetet e Bashkuara “nuk do të kenë diskutime me Rusinë për paqen në Ukrainë pa prezencën e Kievit”.
“Ne nuk po marrim pjesë në diskutimet për përfundimin e luftës me Rusinë,” shtoi ai, duke vënë në dukje se Uashingtoni “mbështetet tek Zelensky. I takon atij të vendosë se kur,” tha ai.