Politike28 Janar 2022, 11:25

Nuk ka borxh që nuk paguhet/ Meta thumbon Ramën e Bashën: Koalicionit ‘bravo-brava’ do t’i recitoj poezinë

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka borxh që nuk paguhet/ Meta thumbon Ramën e Bashën:

Nuk ka borxh që nuk paguhet/ Meta thumbon Ramën e Bashën: Koalicionit 'bravo-brava' do t'i recitoj poezinë 'Ina-Ina' më shpejt!

Presidenti Ilir Meta pas deklaratave paralajmëruese për kryeministrin Edi Rama por dhe kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, nuk i ka kursyer ironitë në drejtim të tyre.

Në një konferencë për mediat kreu i shtetit tha se poezinë e shefit të koalicionit ‘Bravo Brava’, me titull ‘Ina, Ina’, do e dëgjojnë brenda një viti në rastin më të mirë.

Shoh një dëshirë për të më përfshirë në një garë apo për të më paraqitur si të përfshirë në garat e mëparshme. Unë nuk kam mundësi as që të votoj në këto zgjedhje, se jam në Tiranë, siç do marrë fund koha e gallatave në ekonomi, ajo gjuhë që përdoret për të marrë ishullin e vetëm jashtë kontrollit.

Ajo është gjuhë e përditshme, prandaj shumë biznesmen largohen nga vendi, kështu do përfundojë edhe koha e ndeshjeve të shitura pa përfunduar, as kam marrë pjesë në garë gjatë kohës që kam qenë president, por meqë më duan të më përfshijnë, po i paralajmëroj qetësisht, se janë shqetësuar se kam recituar, do marr pjesë në garë në emër të popullit të 2 marsit, të bëhen gati se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta 1 vit që janë zgjedhjet lokale, koalicionet bravo-brava që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe e di teatër luftën e korrupsionit, do i recitoj poezinë, “ina-ina” mbas zgjedhjeve meqë u mërzitën për Korçën”, tha Meta.

Politike Edi Rama Ilir Meta koalicion Lulzim Basha