Sport27 Gusht 2022, 19:02

Nuk ka fitues në 2 sfidat e Superiores, Erzeni dhe Bylisi ndjekin njëri-tjetrin në krye të renditjes

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka fitues në 2 sfidat e Superiores, Erzeni dhe Bylisi ndjekin

Nuk ka fitues në 2 sfidat e Superiores, Erzeni dhe Bylisi ndjekin njëri-tjetrin në krye të renditjes

Përfundojnë 2 ndeshjet që ngritën siparin e javës së dytë të Kategorisë Superiore. Pas humbjes së një jave më parë kundër Laçit, Teuta është ndalur sërish, por kësaj here në barazim. “Djemtë e Detit” e kanë mbyllur sfidën me Bylisin në shifrat 1-1.

Ballshiotët kaluan në avantazh në minutën e 41. Antoni përfitoi nga një harkim nga e majta që nuk u devijua nga askush për ta dërguar sferën në rrjetën e Qirkos.

Durrsakët u kundërpërgjigjën në minutën e 77, duke barazuar shifrat. Pas zhvilimit të një goditje këndi, Haremi grushtoi topin, por Hebaj me shpejtësi shtyu sferën në rrjetë.

Ndeshja tjetër; ajo mes Kastriotit dhe Erzenit u mbyll me rrjeta të paprekura. Në ndeshjen e parë, shijakasit triumfuan ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0, ndërsa Kastrioti u mund nga Bylis me shifrat e pastra 2-0.

Sport Bylis Erzeni Kastrioti Kategoria Superiore Teuta