Sport22 Tetor 2022, 20:16

Nuk ka kthim të lumtur për Berluskonin dhe Galianin në “San Siro”, Milani spektakolar ndaj Monzës

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka kthim të lumtur për Berluskonin dhe Galianin në “San

Nuk ka kthim të lumtur për Berluskonin dhe Galianin në “San Siro”, Milani spektakolar ndaj Monzës

Milani ka arritur një tjetër fitore në kampionat, kësaj radhe duke mundur me rezultatin 4-1 Monzën e Berluskonit e Galianit.

Krerët e Monzës u fokusuan nga kamerat e “San Siros”, teksa shikonin sesi modestët e Serisë A përballeshin me kuqezinjtë që mbajnë një vend të veçantë në zemrën e tyre.

Trajneri i kuqezinjve, Pioli kishte luajtur me kartat e duhura që në fillim. Brahim Diaz bëri Lionel Mesin në minutën e 16, duke shënuar pas një aksioni personal. Ylli spanjoll dyfishoi shifrat brenda pjesës së parë, pas asistit të Origit.

Në pjesën e dytë rrugën e rrjetës e gjeti dhe Divok Origi me një supergol. Supergoli i Ranokias nuk i shërbeu miqve, pasi ishte Leao ai që 6 minuta nga fundi shënoi dhe golin e katërt.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e dytë me 26 pikë, po aq sa Napoli, ndërsa Monza qendron në vendin e 14 me 10 pikë.

?️ GOOOAL BRAHIM DIAZ WITH
? With an assist from… Tatarusanupic.twitter.com/bYA7DxTq4R

— Milan Posts ??? (@MilanPosts) October 22, 2022

?️ GOOOAL BRAHIM DIAZpic.twitter.com/kV178hq05H

— Milan Posts ??? (@MilanPosts) October 22, 2022

Sport Milan Monza Seria A