Sport23 Shtator 2022, 20:35

Nuk ka mrekulli të dytë për Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjia siguron kalimin në Ligën B dhe play-offin në “EURO 2024”

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka mrekulli të dytë për Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjia

Nuk ka mrekulli të dytë për Maqedoninë e Veriut, Gjeorgjia siguron kalimin në Ligën B dhe play-offin në “EURO 2024”

Maqedonia e Veriut ia doli që të shkonte në “Euro 2020”, pasi siguroi play-off falë Ligës së Kombeve. Por këtë radhë, skuadra ballkanase nuk ia ka dalë të përsërisë mrekullinë ndaj Gjeorgjisë, pasi është mundur sot nga kjo e fundit.

Protagonist i ndeshjes ishte ylli i ri i Napolit, Kviça Kvaratskelia, i cili solli autogolin e Miovskit në pjesën e parë e pastaj shënoi vetë të dytin në fraksionin e dytë të lojës. Kështu, ai i dha Gjeorgjisë fitoren 2-0 që siguron vendin parë në grup me ngjitjen në Ligën B, si dhe praninë në play-off të Europianit, gjithmonë nëse nuk kualifikohen në grupet e tij në kualifikuese.

Ndërkohë, ngjitjen në Ligën C e ka siguruar Estonia, e cila me fitoren 2-1 ndaj Maltës, garantoi praninë në një Ligë më lart në edicionin e ardhshëm.

Sport Gjeorgjia Liga e Kombeve Maqedonia e Veriut