Aktualitet18 Tetor 2022, 12:42

Nuk ka paqe mes demokratëve/ Takimi i parë mes Bardhit dhe Palokës s’jep rezultat: Do vijojmë diskutimet

Shkruar nga Pamfleti
Nuk ka paqe mes demokratëve/ Takimi i parë mes Bardhit dhe

Ka përfunduar pa rezultat konkret takimi mes Gazment Bardhit nga grupi i Alibeajt dhe Edi Palokës nga grupi i Berishës, të mandatuar si negociatorë për bashkimin e demokratëve në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2023-it.

Demokratët zhvilluan sot përpjekjen e parë të bashkimit të partisë, ndërsa motorët për zgjedhjet vendore të 2023 janë ndezur.

Dy negociatorët e mandatuar nga palët, përkatësisht Gazmend Bardhi nga grupimi i Alibeajt dhe Edi Paloka nga Rithemelimi, u takuan për më shumë se 60 minuta, takim I cili nuk prodhoi rezultate konkrete.

“Vazhdojmë diskutimet”, tha shkurtimisht për mediat, deputeti demokrat Gazment Bardhi, ndërsa doli nga takimi.

Ndërsa Paloka tha se ka vullnet për bashkëpunim.

“Nuk mund të quhet i dështuar takimi i sotëm. Ka vullnet për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ju lutem, kaq për sot, kur të kemi diçka më shumë, do ua them.”, tha Paloka.

Takim u zhvillua pa praninë e mediave, në një prej lokaleve të Tiranës në afërsi të parlamentit.
Ndërkohë po sot, Sali Berisha i foltores ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë, ku pritet të shpallet hapja e garës Primareve për pushtetin vendor, në të gjitha degët e partisë.

Kryesore #Negociatat për bashkimin e PD-së Bardhi paloka