Showbiz 8 Shkurt 2022, 12:06

“Nuk kam njohur asnjëherë një çun shqiptar”/ Beniada Nishani tregon si u nda me ish-partnerin: Ishte tr*p fare

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk kam njohur asnjëherë një çun shqiptar”/

Modelja e njohur, Beniada Nishani, nuk ka ngurruar që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” të tregojë historitë e saj të dashurisë.

Madje së fundmi, ajo i ka hapur zemrën Donald Veshajt dhe i ka rrëfyer për lidhjen e dashurisë që ajo ka pasur me një djalë, me të cilin tha se gjithsesi do kishte përfunduar e divorcuar edhe nëse lidhja e tyre do vijonte. Biondja seksi u shpreh se kishte tërheqje fizike me ish-partnerin e saj, lidhja me të cilin zgjati vetëm 3 muaj. Ajo u shpreh se shkuan së bashku me pushime së bashku në Capri të Italisë, por mori valixhet dhe iku nga hoteli për tu kthyer në shtëpi pasi nuk e duronte.

Beniada Nishani theksoi se ‘e rrethojnë gjithmonë vetëm psikopatët’, ndërsa shtoi se nuk është njohur asnjëherë me një djalë shqiptar.

Rrëfimi i saj:

Vetëm me psikopatët gjithmonë. Mora biletën u ktheva në shtëpi. Capri ishte pushimi i parë dhe Sicilia ishte pushimi i dytë, mora biletën për në gusht. Harxhova 2000 euro vetëm për tu kthyer në shtëpi, as nuk më interesonte. Telefonova babin, më tha mos u bëj merak. U ktheva pasi u zumë, u bëmë keq fare, i thashë “ti flet për familje, dashuri, respekt, për familjen tënde, por ti nuk e di fare çfarë do të thotë dashuria”, edhe u bë keq fare.

Ishte ai që i kërkonte pushimet, unë asnjëherë. Kur u kthyem një javë nuk folëm e ai një ditë më tha “më fal, ke të drejtë janë gjëra të tjera që nuk të kam treguar, kam kuptuar që kam thënë, unë shkojmë, këtu shkojmë aty”. Shokët e tij i kishte të mëdhenj e të martuar, ishin xheloz. I thoshin: Kush e di çfarë bën në Milano, çfarë pune bën, modele, modele. I kishin thënë që ndoshta rri me të, e kam një tjetër në Milano.

Ai filloi të thoshte: Hajde jeto me mua, çfarë do bësh në Milano. Në dy muaj ishin pak, si do shkoja tek shtëpia e tij. Ishte muskuloz kështu, gabimi im ka qenë që unë për herë të parë jam kapur me një person vetëm nga ana estetike, e vjen një moment që… Jo nuk e shijova anën estetike se kishte diçka që nuk ma mbushte mendjen 100%.

Më pëlqente të rrija me të, shumë, në gusht e njoha, në tetor u ndamë. U takuam prapë pasi më kërkoi falje, se doja ti jepja një shans tjetër, atë ditë u sëmura, gjithnjë sëmuresha sa herë do rrija me të, ishte e paracaktuar ndoshta. Atë ditë shkova në spital. I paguaja benzinën, e bëj se dua ta bëj e nuk shikoj lekët e nuk më intereson fare, bëj gjithmonë më shumë.

Atë ditë i thashë që më vjen shumë keq që po shikon që nuk kemi më gjë bashkë e më tha okej nëse ti e sheh kështu unë s’mund të të bind, nëse ti nuk do unë s’kam çfarë të bëj, është mendimi yt, të respektoj. Ndonjëherë duhen edhe këto eksperienca që e humb pak kokën. Nuk kam njohur asnjëherë një çun shqiptar. Si i bëra valixhet ika nga hoteli, ai në krevat më pyeste çpo bën. Po iki i thashë, as nuk u çua nga krevati, u çua pastaj kur nuk po gjeja taksi. Ishim në Capri.

E ndiqja nga Story që shikoja, kisha parë një lokacion atë natë kur unë kisha dalë me mamin, atë natë kishte vënë një vend ku ishte, e Facebook më thoshte se ishte aty afër. Kishte postuar një foto të restorantit, tavolina me 3 pjata.

Ishte me një vajzë, thashë është motra ose mami. U mundova të shikoja kush ishte restoranti. Kur kupton se humb kohë me njerëzit, në fund e kuptova e ishte trap fare e do kisha përfunduar si kishin përfunduar prindërit e vet të divorcuar për probleme ekonomike.

Showbiz #BBVip Beniada