Politike17 Mars 2022, 21:47

Nuk kanë fund perlat e ministreve të Ramës, Ibrahimaj: Nëse një shqiptar merr 130 euro në muaj nuk quhet i varfër

Shkruar nga Pamfleti
Nuk kanë fund perlat e ministreve të Ramës, Ibrahimaj: Nëse

Nuk kanë fund perlat e ministreve të Ramës. Pas Edona Bilalit që e krahasoi Ramën me Zeusin dhe Frida Krifcës që kërkonte të mbillej grurë në mars, ka ardhur një deklaratë e habitshme edhe nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Në emisionin “Opinion” ajo është pyetur mbi shumën që duhet të fitojë një person në Shqipëri për të pasur mundësi që të jetojë. Sipas ministres, nëse një shqiptar merr 130 euro në muaj nuk quhet i varfër.

Ne nuk kemi një përllogaritje të saktë. Kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Nëse pyetja refereohet sesa duhet të gjenerojë një individ për të mos qenë i varfër, kjo shifër është tek 130-140 euro”, tha ajo.

Politike #varfer ibrahimaj ministre