Bota17 Prill 2018, 11:34

”Nuk kemi kundërshtarë shqiptarët, por ata që i grabitën Serbisë-Kosovën”, presidenti Vuçiç bën deklaratë

Shkruar nga Pamfleti
”Nuk kemi kundërshtarë shqiptarët, por ata që i

''Nuk kemi kundërshtarë shqiptarët, por ata që i grabitën Serbisë-Kosovën'', presidenti Vuçiç bën deklaratën e fortë

Gjatë një interviste dhënë për TV Pink, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se ne nuk i kemi kundërshtarë shqiptarët dhe as bashkëbiseduesit për çështjen e Kosovës, por ata që e krijuan këtë shtet dhe që e grabitën territorin. Më tej ai ka shtuar se për Kosovën diskutojmë me SHBA-të, Britaninë e Madhe dhe disa vende tjera të Bashkimit Evropian, transmeton Telegrafi.

I pyetur në studio nëse Serbinë po e presin momente të vështira ai ka dhënë këtë përgjigje:

“Gjithsesi që ky vit nuk do të jetë i lehtë, do të ekzistoj dëshira që nyja për Kosovën të zgjidhet, por a mundemi ta bëjmë këtë, ne jemi në Serbi në anën tjetër janë autoritet në Prishtinë dhe amerikanët, për të cilët Haradinaj thotë se udhëheqin politikën e jashtme të Kosovës”- ka shtuar Vuçiç.

Rajoni Aleksander Vuçiç presidenti i Serbisë